Ministri Hasani pret në takim të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë kineze: Angazhim dypalësh për forcimin e marrëdhënieve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri Hasani pret në takim të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë kineze: Angazhim dypalësh për forcimin e marrëdhënieve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një takim të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë kineze për Çështjet Evropiane, Wu Hongbo, i cili vizitoi Shqipërinë.

Vizita e Hongbo vjen në 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, moment i cili nënvizon vullnetin për të çuar më tej mirëkuptimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin për të ardhmen.

Bashkëbiseduesit vlerësuan angazhimin dypalësh për të punuar së bashku, për forcimin e marrëdhënieve, bashkëpunimin dypalësh dhe  atë shumëpalësh në fusha me interes të përbashkët dhe atë global.

Palët ripohuan rëndësinë e rritjes së shkëmbimeve mes popujve, si një bazë që nxit mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë për të ardhmen dhe shërben si katalizator për gjenerimin e zgjidhjeve dhe adresimin e sfidave.

Advertisement

Dy zyrtarët u fokusua në nevojën e bashkëpunimit në fushën e turizmit, biznesit dhe tregtisë, për të krijuar hapësira në tregjet kineze për produktet shqiptare./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy