Ministri Hasani në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Fokusi te përshpejtimi i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri Hasani në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Fokusi te përshpejtimi i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar takime me homologë në Mynih, gjatë punimeve për Konferencën e Sigurisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Hasani u shpreh se fokus i bisedimeve ishte përshpejtimi i procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, sipas kryediplomatit shqiptar, u diskutua për përpjekjet e përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale.

Diskutuam agjendën tonë dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale”, shkruan ndër të tjera ministri. 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy