Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka publikuar foto nga takimi me presidentet e Kosovës, Vjosa Osmani.

Krah fotove, ministri Hasani shkruan se fokusi i bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai thekson se siguroi presidenten Osmani që Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës, për t’i dhënë zë në organizatat e forumet ndërkombëtare.

“Mirënjohje për mikpritjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Diskutuam thellimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe situatën aktuale në rajon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E sigurova Presidenten Osmani se Shqipëria është do të vazhdojë të jetë përherë mbështetësja më me zë e Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare”, shkruan ai.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë vizitës zyrtare në Kosovë zhvilloi edhe një takim me homologen Donika Gërvalla./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";