Ministri Hasani ndan foto nga takimi me presidenten Osmani: E sigurova se Shqipëria do t’i japë zë Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri Hasani ndan foto nga takimi me presidenten Osmani: E sigurova se Shqipëria do t’i japë zë Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka publikuar foto nga takimi me presidentet e Kosovës, Vjosa Osmani.

Krah fotove, ministri Hasani shkruan se fokusi i bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai thekson se siguroi presidenten Osmani që Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës, për t’i dhënë zë në organizatat e forumet ndërkombëtare.

“Mirënjohje për mikpritjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Diskutuam thellimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe situatën aktuale në rajon.

Advertisement

E sigurova Presidenten Osmani se Shqipëria është do të vazhdojë të jetë përherë mbështetësja më me zë e Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare”, shkruan ai.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë vizitës zyrtare në Kosovë zhvilloi edhe një takim me homologen Donika Gërvalla./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy