Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka bërë me dije se Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s.

 

“Falenderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit”, shkruan Hasani.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri Hasani shprehet se roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë, referuar situatës aktuale globale dhe luftrat që kanë përfshirë disa shtete.

 

“Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë”, shkruan ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Roli i Shqipërisë si anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s do të zgjasë për periudhën 2023-2027.