Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Vassilis Kikilias deklaroi se Greqia do ta ketë në dispozicion vaksinën anti-COVID në të njëtën kohë me vendet e tjera, përfshirë Gjermaninë.
Ai u shpreh se vaksina nuk do të jetë e detyrushme, por shtoi se pret që shumica e qytetarëve të vaksinohen vetë.
“Ne po flasim për një pandemi me të cilën po përballen të gjithë. Sa më shpejt që të marrin miratimin në Evropë, në ditën që vaksinat do të shkojnë në Gjermani ose Portugali, në të njëjtën ditë do të vijnë në Greqi. Unë jam i bindur që shumica dërrmuese e bashkëqytetarëve tanë do të kuptojnë dhe do të informohen dhe vaksinohen siç duhet dhe ata pak që nuk duan ta bëjnë këtë … Duhet t’ju them se Kushtetuta jonë thotë qartë se vaksinimi nuk është i detyrueshëm në vend. Por është përgjegjësia e një shteti të organizuar dhe të gjithë udhëheqësve të tij, në të gjitha nivelet, të nxisin njerëzit dhe t’i informojnë ata siç duhet në mënyrë që ata të vaksinohen”, tha ministri.