Ministri Çuçi: Ardi Veliu e çoi Policinë në nivelet më të larta në 30 vite! Gledis Nano do ta ketë të vështirë sfidën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri Çuçi: Ardi Veliu e çoi Policinë në nivelet më të larta në 30 vite! Gledis Nano do ta ketë të vështirë sfidën

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, nuk i ka kursyer vlerësimet për Ardi Veliun, i cili sot la detyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit.

Çuçi u shpreh se Veliu e çoi Policinë e Shtetit në rezultatet më të mira që ka patur prej 30 vitesh. Ai shtoi se duke parë nivelin e performancës ku ka arritur policia sot, puna e drejtorit të ri, Gledis Nanos do të jetë një sfidë e vështirë.

“Sot është një ditë e veçantë që ndoshta janë si gurë kilometrikë për punë e një prej organizatave më të vjetra të shteteve dhe historia nuk fillon me një drejtor dhe mbaron me një drejtor, por drejtor Ardi Veliu gjatë këtyre 4 viteve, pa diskutim që e ka çuar Policinë e Shtetit në rezultatet më të mira që ajo ka patur gjatë 30 viteve të tranzicionit. Duhet të pranojmë që Policia e Shtetit është një organizatë me dinjitet dhe tërësisht e barabartë me partnerët tanë perëndimorë, ka sot besueshmërinë më të lartë në 30 vitet. E gjetëm me 35% nivelin e besueshmërinë dhe sot që Ardi lë stafetën, nivelin e besueshmërisë e kemi 565%. Mos fillojmë me statistikta në luftën kundër kultivimit të kanabisit, trafiqeve të ndryshme, vrasjeve. Policia është sot superiore ndaj vetes së vet që ka qenë para disa vitesh dhe një nga kontribuuesit e këtyre rezultateve është edhe drejtor Ardi Veliu. Ardi ka shumë ende për t’i dhënë Shqipërisë dhe besoj se edh enë detyra të tjera ku do të vazhdojë rrugëtimin e tij, besoj se do t’i kryej me nder dhe përkushtim. Sot kalojmë stafetën dhe fillojmë një rrugëtim të ri me një oficer të ri dhe dua ta them që Gledis Nano do ta ketë shumë të vështirë sfidën, edhe për shkak të niveleve ku ka arritur performanca e Policisë së Shtetit”, tha Çuçi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy