Shqipëria dhe Letonia kanë nënshkruar narrëveshje në fushën e mbrojtjes gjatë ministerialit të NATO-s.
Marrëveshja mes dy vendeve do të rrisë bashkëpunimin dhe disa prej trupave shqiptarë do të kontribuojnë si pjesë e grup-batalionit të NATO-s.
Advertisement
“Marrëveshja në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe Letonisë e nënshkruar gjatë ministerialit të Mbrojtjes së NATO, do të rrisë më tej bashkëpunimin me vendin balltik, ku prej disa vitesh trupat tanë kontribuojnë si pjesë e grup-batalionit të NATO-s.”– shkruan ministria i Mbrojtjes, Niko Peleshi.