Bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në fshatin Bregas deri më tani është një viktimë dhe nëntë pasagjerë të plagosur.
Sipas policisë, jetën e humbi shtetasi me inicialet L. L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Tërrovë në Skrapar.
Advertisement
Kurse nëntë pasagjerët e plagosur janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Minibusi doli nga rruga dhe përfundoi në përrua.
Advertisement