
Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Jashtëm të PS ishte e ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, përmes një lidhjeje Skype për të folur për mundësinë e një marrjes së një mandate të tretë nga kryeministri Rama nga zgjedhjet e 25-Prillit.
Gjatë bisedës, Kodheli u përplas me kryetarin e Nismës Thurje, Endri Shabani.
Më poshtë pjesa e shkëputur nga debati:
Mimi Kodheli: T’ju them të drejtën, ashtu siç edhe kryetari Rama i ka hyrë në hak shtëpisë, edhe unë i kam hyrë në hak shtëpisë, sepse kam lënë një djalë të vogël dhe e kam gjetur burrë kur jam kthyer pas 20 vitesh politikë. Dhe sigurisht që sot ai ka nevojë gjithnjë e më pak për mua, sepse nuk është tashmë një fëmijë.
Endri Shabani: Znj. Kodheli, po sakrifikoni fëmijët tuaj për fëmijët tanë …. Se kështu i bie… Unë mendoj se Shqipëria nuk do të ishte kështu nëse ju të gjithë do kishit sakrifikuar fëmijët tuaj.
Mimi Kodheli: Unë kam sakrifikuar për të ardhmen e fëmijës tim dhe për pasojë edhe fëmijëve të tjerë shqiptarë…
Endri Shabani: Ku jeton fëmija juaj sot?
Mimi Kodheli: Jeton në Shqipëri…