Analisti Milaim Zeka, ishte sot i ftuar në Top Talk, ku dha deklaratën e fortë se “kryeministri i Kosovës po fut në kurth Edi Ramën”.

Qeveria Kurti po vazhdon duke luajtur rolin e një qeverie hipokrite, e cila ndërkohë që nuk ka pranuar vaksinat nga kryeministri Edi Rama, vetëm për inate politike. Po kërkon të fusë në kurth Ramën dhe qeverinë e Shqipërisë, duke i bërë thirrje publike për ngritjen e një padie në gjykatën ndërkombëtare për genocid. Është kurth sepse hap armiqësi mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë që ne i propozuam Edi Ramës dhe Presidentit të Shqipërisë që të bëjë një padi por ata nuk e bënë dhe kjo shkakton një hasmëri dhe një urrejtje”.

Sipas Zekës, këto veprime, Kurti i bën si “strategji e Albin Kurtit që qytetari i Kosovës ta humbë vëmendjen nga problemet reale”. “Problem real për qytetarët tanë atje është vaksinimi i popullsisë dhe papunësia”, shton analisti.

Sipas tij, edhe përfshirja e Partisë Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, ishte e gabuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çfarë iu desh Albin Kurtit që të vinte me deputetë të Vetëvendosjes dhe të përzihej në fushatën elektorale në Shqipëri. Është vazhdim i skenarit”.

Më tej, Milaim Zeka flet për grupe antishqiptare në të dyja vendet:

Sa herë fillon sezoni i turizmit, qarqe të ndryshme antishqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, u bëjnë thirrje turistëve kosovarë që të mos vijnë në Shqipëri. Kjo ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, duke sjellë fotografi se gjoja hotelet e ndryshme në Durrës kanë varur flamujt e Serbisë, gjë që nuk është e vërtetë dhe se gjoja pushuesit kosovarë nëpër plazhet e Shqipërisë keqtrajtohen”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";