Mijëra shtëpi nën ujë në të gjithë Shqipërinë, banorët duan ndihmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mijëra shtëpi nën ujë në të gjithë Shqipërinë, banorët duan ndihmë

Reshjet e shiut kanë shtuar përmbytjet në shumë zona të vendit.

Kjo është situata në zonën fushore të Qarkut Fier. Zona e evidentuar si problematikë është  fusha në  fshatin  Belinë, njësia Administrative Zharrës, Bashkia Patos.

Sipas specialistëve, ben te ditur Vizion Plus, shkak është bllokimi i disa kanaleve dytësore. Janë rreth 30 ha tokë me prezencë të ujrave.

Ndërkohë problematike paraqitet gjendja edhe në fshatin Nartë, ku që prej 6 janarit tokat janë pushtuar nga uji. Shkak për këtë janë bërë ujërat e lagunës, por dhe shpërthimi i ujërave të kanalit të fshatrave të zonës. banorët e fshatit shprehen të shqetësuar, se situata po përkeqësohet dita ditës dhe nuk po marrin asnjë zgjidhje.

Advertisement

Situata e përmbytjeve është përkeqësuar gjatë natës edhe në qarkun e Shkodrës.

Sipas bashkisë, mëngjesin e kësaj të shtune rezultojnë nën ujë 5370 Ha. Më herët, banorët në zonën e Dajçit janë shprehur të revoltuar pasi nuk po marrin zgjidhje.

Moti i keq ka sjellë probleme me përmbytjet prej disa ditësh në disa zona të tjera vendit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy