Rritet në maksimum numri i levizjeve ne te dy anët e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Burime të siguruara thanë se gjatë 24 orëve të fundit në të dyja anët e kufirit me Maqedoninë e Veriut kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 7.100 shtetas, duke regjistruar kështu numrin me të lartë të hyrje-daljeve në 10 muajt e fumdit.

 

Të njëjtat burime thanë se gjatë 24 orëve të fundit numri i hyrjeve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë ka shkuar në më shumë se 4.300 shtetas, numër ky i lartë edhe për autoritetet kufitare. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj kanë dalë dicka më tepër se 2.800 shtetas, pjesa më e madhe e të cilëve, bëjnë me dije burime zyrtare, përdorin Maqedoninë e Veriut si vend tranzit për të hyrë në shtetin helen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për të përballuar fluksin në rritje pala shqiptare po punon me 6 sportele në hyrje dhe dalje ndërsa pala maqedonase me 5 të tilla. Hyrje-daljet gjithnjë sipas burimeve të siguruara nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës ka qënë i lartë edhe paraditen e sotme pasi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kalojnë fundjavën në Shqipëri. Ndërsa në Kapshticë, kanë hyrë 321 shtetas dhe 160 mjete.