Mijëra qytetare janë mbledhur para Kryeministrisë që prej orës 11:00 të kësaj të shtunë.
Protestuesit nga Tirana dhe disa qytete, janë në shesh për të shprehur pakënaqësinë e tyre për rritjen e cmimeve të karburanteve dhe të ushqimeve.
Një kordon policie është vendosur para dyerve të kryeministrisë ndërkohë që qytetarët mbajnë në duar pankarta të shumta që lidhen me shtrenjtimin e cmimeve dhe ndikimin e saj tek jetesa.
Mirëpo nuk kanë munguar në proteste edhe thirrjet për largimin e Kryeministrit Rama.
Për të shuar protesten e qytetareve nuk ka mjaftuar reagimi I qeverisë dhe kryeministrit Rama I cili nëpërmjet një Akti-Normativ ka krijuar një Bord Administrimi për cmimin e karburanteve për një periudhë dymujore për të mos lejuar abuzimet në treg.
Kjo është dita e katërt që qytetarët protestojnë në Tiranë ku nuk kanë munguar edhe incidentet pasi qytetarët kanë tentuar të bllokojnë rruget dhe kjo ka sjelle ndërhyrjet e policisë dhe shoqërimin në komisariat të shumë protestuesve.