Rreth 2500 persona protestuan sonte në sheshin Sindagma në Greqi kundër vaksinimit dhe detyrimit për ta bërë atë sipas një vendimi të qeverisë greke.
Me pankarta në duar protestuesit kërkuan që askush mos të detyrohet ta bëjë vaksinën, aq më tepër të penalizohet për kundërshtimin e tij për t‘u vaksinuar.
Mes protestuesve ndodheshin edhe dhjetëra anëtarë të shoqatave fetare.
E ndërsa sërish shifrat e të infektuarve mbeten frikshme, me rreth 3000 infektime në ditë, ekspertët e epidimiologjisë ngrenë alarmin për përhapje edhe më të madhe të covid ,kryesisht mes të pa vaksinuarve.
Advertisement
Situata më alarmante ndodhet në Atikë,në Kretë ndërsa shifra të larta kanë edhe ishujt që janë edhe destinacionet kryesore turistike në vend.