Vijon të jetë i lartë numri i hyrje-daljeve nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në të dyja anët e kufirit me vendin fqinj kanë hyrë dhe kanë dalë 4.880 shtetas. Numri më i lartë sipas burimeve zyrtare është regjistruar në hyrje nga vendi fqinj në vendin tonë, me 2.646 shtetas. Ndërkohë që kanë dalë nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut 2.234 shtetas.

 

Numri i lartë i hyrjeve drejt vendit tonë tregon se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kalojnë fundjavën në Shqipëri. Në kushte të tilla, për të përballuar edhe fluksin e lartë të hyrje-daljeve, policia kufitare ka shtuar numrin e sporteleve në Qafë Thanë duke e çuar në 5 numrin e sporteleve në hyrje dhe dalje. Ndërkohë pala maqedonase punon me 4 sportele në hyrje dhe në dalje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë pjesa më e madhe e shtetasve të cilët dalin nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës vijojnë të përdorin Maqedoninë e Veriut si vend tranzit për të kaluar në Greqi, aty ku një pjesë e mirë e tyre jetojnë dhe punojnë.

Nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës 626 shtetas, ku 338 kanë hyrë drejt vendit tonë dhe 288 shtetas kanë dalë nga vendi jonë drejt shtetit helen. Rikujtojmë që kjo pikë e kalimit kufitar është rihapur vetëm për punonjësit sezonalë 1 javë më parë.