Mijëra maqedonas drejt Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mijëra maqedonas drejt Shqipërisë

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 8.000 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

 

Ndryshe nga herët e tjera, fluksi ka qenë më i lartë në hyrje nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë me 4.500 shtetas, duke regjistruar kështu hyrjet më të mëdha gjatë kohëve të fundit.

 

Advertisement

I lartë vazhdon të jetë edhe numri i daljeve nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj. Burime zyrtare per bëjnë me dije se nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut në 24 orët e fundit kanë dalë 3770 shtetas.

Sipas burimeve, fundjava është ajo që krijon radhë të gjata të udhëtarëve që kalojnë kufirin.

 

Sa u përket punëtorëve sezonalë, kalimi I tyre ka vijuar normalisht, me përjashtim të 10 personave që janë ndaluar nga pala maqedonase.
Rregullat e kalimit vijojnë të qëndrojnë të njëjta si në hyrje, ashtu dhe në dalje të shtetit fqinj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy