Mijëra automjete me pushues drejt Shqipërisë, në Morinë punohet me 8 sportele

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mijëra automjete me pushues drejt Shqipërisë, në Morinë punohet me 8 sportele

Mijëra automjete e qytetare të Kosovës  kane udhetuar edhe kete te shtune drejt Shqiperise, duke shenuar nje tjeter fluks te larte automjetesh ne piken kufitare te Morinit. Ky fluks i larte vjen si rrjedhoje e kushteve  dhe çmimeve te favorshme qe ka bregdeti shqiptar qe sipas pushuesve kosovar cdo vit ka permirësime.Por kerkesa mbetet e njejtë, heqja e kufirit edhe pse gjate sezonit pritjet nuk jane te gjata . Në Morine është punuar me tete sportele dhe me procedure të pershpejtuar për të shmangur radhet e gjata dhe kete fluks të lartë .Vetem në oret e para të kesaj të shtune kanë hyre në shqiperi përmes Morinit me shume se 10 mije qytetare te Kosoves. Fluks te larte mjetesh dhe qytetaresh ka patur edhe nga Maqedonia e Veriut ndersa e vecanta e ketij sezoni sipas policise kufitare të Morinit êshtë numri i larte i qytetareve serb të cilet kanë pushuar ne bregdetin shqiptar.Sipas te dhenave gjate qershorit dhe korrikut jane rregjistruar 100 mije qytetare serb qe permes Morinit kane hyre ne vendin tone me destinacion bregdetin e jugut.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy