Migen Memelli do të jetë timonieri i ri i Skënderbeut për pjesën e mbetur të sezonit. Ky është vendimi e drejtuesve të klubit bardhekuq që kanë zgjedhur korçarin si pasuesin e Ahmatajt.
Në prezantimin e bërë ditën e sotme në ambientet e klubit, Memelli tregoi arsyet që e bindën të merte Skënderbeun në një moment kaq delikat dhe pritshmëritë për punën e tij.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Fillimisht në klub u mendua që drejtimi ti besohej Gentian Liçit, por mungesa e licensës UEFA Pro e ish-kapitenit të Skënderbeut e bënte të pamundur qëndrimin e tij në pankinë. Memelli vjen në një moment delikat tek Skënderbeu dhe testin e parë do ta ketë këtë fundjavë përballë Tiranës.