“Metamorfoza”/ Sot dalin para gjykatës 6 të arrestuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Metamorfoza”/ Sot dalin para gjykatës 6 të arrestuarit

6 persona e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza do të dalin sot para Apelit të Posaçëm të GJKKO-së, ku edhe pritet që tu caktohet masa e sigurisë.

 

Seanca e kaluar zgjati për rreth tre orë dhe u shty për 31 gushtin, ndërsa kujtojmë se asnjë nga të pandehurit nuk ishte në sallën e gjyqit.

 

Advertisement

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri dhe ish-efektivi Ardit Hasanbegaj, Asmer Bilali, Edmond Preka, ky i fundit shoferi i biznesmenit Gjoka, u përfaqësuan nga avokatët.

 

Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Ylli Manjani, tha se për të lidhur një person me ngjarje kriminale duhet prova dhe jo hamendësime.

 

Advertisement

Edhe mbrojtësit e të arrestuarve të tjerë kanë deklaruar se nuk mund të merren prova nga ‘Encrochat’ pasi s’e parashikon ligji.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy