Presidenti Meta reagoi për zjarrin që përfshiu “sarajet”, të shpallura monument kulture të kategorisë së parë.
Ai e konsideroi atë një akt kriminal, të qëllimshëm, për t’i hapur rrugën ndërtimit të kullave.
Advertisement
Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se një situatë e ngjashme ndodhi pak ditë më parë edhe me pallatin e brigadave, ku u prek kurora e gjelbër, sërish për interesa ndërtimi.
“Babëzia e shfrenuar e betonit në tiranë ka shkatërruar shumë monumente historike, tradicionale, kulturore dhe objekte të rëndësisë së veçantë, ndërkohë edhe ato pak të mbetura rrezikohen të zhduken përgjithmonë”. -shkruan Meta në reagimin e tij.
Advertisement
Ai i bën thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për t’i vendosur autoret para drejtësisë.