Pas protestës masive të organizuar nga opozita pasditen e së enjtes, ka reaguar presidenti Meta.
Kreu i shtetit e cilësoi manifestimin paqësor, imazhin më të bukur të një shoqërie të gjallë e te një demokracie në veprim.
Advertisement
“Uroj që zëri qytetar të dëgjohet dhe kuptohet si duhet, duke nxitur llogaridhënien në të gjitha nivelet, së bashku me marrjen e përgjegjësive si detyrim ligjor dhe njëkohësisht politik.” – shkruan Meta.
Presidenti gjithashtu përshëndet qëndrimin e partisë demokratike në mbështetje të nisjes së negociatave, si dhe të forcimit të bashkëpunimit rajonal, në kuadër të procesit të Berlinit.
Advertisement