Presidenti Ilir Meta në vizitën e tij në Turqi, është pritur në takim nga kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu
Me anë të një postimi në Twitter, zoti Imamoglu ka bërë me dije se kanë diskutuar në lidhje me kulturën e përbashkët të vendeve tona dhe ka shtuar se bashkëpunimi i Stambollit dhe qyteteve shqiptare do të rritet pas zgjerimit të B40, Rrjeti i Qyteteve Ballkanike e cila është edhe nismë e Kryetarit të Bashkisë së Stambollit.
“I nderuar të prisja presidentin e Shqipërisë ilir Meta dhe të bisedonim mbi kulturën dhe historinë e përbashkët të vendeve tona, si edhe për përkushtimin tonë për demokracinë. Bashkëpunimi mes Stambollit dhe qyteteve shqiptare do të rritet më tej pas zgjerimit të B40 (Rrjeti i Qyteteve Ballkanike”, ka shkruar zoti Imamoglu.