
Presidenti Meta ka uruar pasardhesin e tij Bajram Begaj menjehere pas votimit.
“Urime presidentit të zgjedhur sot nga kuvendi i Shqipërisë, Bajram Begaj” shkroi Meta ne rrjetet sociale.”
Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj e uroi edhe ambasada amerikane ne Tirane.
Si shef i shtabit të përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis shteteve të bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona,” deklaroi ambasada amerikane ne Tirane.
Edhe komisioneri per zgjerimin Oliver Varhelyi uroi Bajram Begajn per detyren e re.
“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si president i ardhshëm i Shqipërisë. Në pritje të punojmë së bashku për të çuar përpara shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, shkroi ne rrjetet sociale komisioneri per zgjerimin.
Te gjithe diplomatet e akredituar ne Tirane uruan kreun e sapo zgjedhur te shtetit i cili e merr detyren ne 24 korrik.