Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për një vit të mbarë shkollor dhe plor arritje në rrugën e dijes.
Përmes një mesazhi të shpërndarë në “Facebook”, kreu i shtetit, veçoi kryesisht nxënësit e klasave të para, të cilët ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës.
Advertisement
“Një vit të mbarë dhe me plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët, të cilët ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës! Urime të ngrohta dhe shumë suksese për të gjithë mësuesit dhe profesorët në misionin e tyre fisnik!”