Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratat e sotme të presidentit Ilir Meta për diskutimet për datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale.

 

Përmes një reagimi në Twitter, Bardhi shkruan se nuk pati asnjë habi nga qëndrimi i Metës, ndërsa shton se konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i radhës para kamerave.”, shkruan Bardhi.