Meta sulmon fort Lulzim Bashën: E papranueshme që nuk reflekton për gabimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta sulmon fort Lulzim Bashën: E papranueshme që nuk reflekton për gabimet

Presidenti Ilir Meta ka shënjestruar sërish kryedemokratin Lulzim Basha, duke e konsideruar të papërgjegjshëm lidershipin e tij në vitet e fundit.

 

Në një intervistë për televizionin shtetëror në Mal të Zi, Meta shprehet se kriza brenda partisë Demokratike do të zgjidhet me kohën ndërsa e vlerëson pozitiv faktin që opozita gjendet në një proces ridimensionimi.

 

Advertisement

ILIR META

PRESIDENT

“Për fat të keq tani kemi edhe një problem brenda partisë Demokratike por unë besoj se do të kapërcehet me kohën. Është e papranueshme që ai kryetar, ai lider që ka marrë këto veprime të rënda në këto 6 apo 7 vite, në vend që të reflektonte dhe të merrte përgjegjësi, ka bërë gjithçka për të qëndruar me kokëfortësi për t’iu shmangur votimit demokratik dhe zbatimit të rregullave të partisë së tij. Kjo nuk është pozitive por unë mendoj që opozita është në pozicionin e saj të ridimensionimit dhe vendi ka nevojë për opozitë të vërtetë.”

 

Advertisement

Presidenti Ilir Meta vlerëson se problemet e brendshme artificiale dhe mungesa e vullnetit politik për të vijuar reformat, janë bërë pengesë edhe për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sipas kreut të shtetit, përgjegjësia në këtë drejtim nuk është vetëm e qeverisë por edhe e lidershipit opozitar në shtatë vitet e fundit.

 

“Djegia e mandateve, një veprim i papranueshëm. Dhe për më shumë se dy vjet Shqipëria kishte një parlament dy partiak i cili të vetmen pengesë për të ushtruar pushtetin e gjithëpushtetshëm, kishte presidentin e Republikës. Kemi bojkotin nga ana e opozitës të reformës në drejtësi, shumë e rëndësishme në kapjen e institucioneve të drejtësisë nga ana e qeverisë. Kemi moshyrjen në zgjedhjet vendore, një veprim katastrofik. “

 

Advertisement

Sipas presidentit Meta, këto akte të paprecedenta kanë dëmtuar shumë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe pothuajse e kanë rrëzuar sistemin e llogaridhënies.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy