Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sqaruar mungesën e emrit të kryetarit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në fletën e votimit, duke theksuar se në këto zgjedhje nuk garon Ilir Meta apo Sali Berisha, por ekipi i opozitës për 61 bashkitë e vendit.
Sipas Metës, pavarësisht përpjekjeve, të gjithë qytetarët janë të qartë, se cilët janë kandidatët e opozitës në Tirane, Durrës, Elbasan e kudo tjetër.
ILIR META
KRYETAR I PARTISE SE LIRISE
Advertisement“Në Tiranë ja ku e kemi në listën e Tiranës, nuk është këtu as Meta as Berisha, është Ilir Alimehmeti një mjek i njohur, ja ku është Silva Caka një jurist e njohur”
Meta është ndalur edhe tek pikëpyetjet e kundërshtarëve politik, për fondet me të cilat po financohet koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe veçanërisht hapja e fushatës. Sipas Metës, media do të marrë çdo përgjigje nga personat përgjegjës për financat.
“Ka të drejtë Rama dhe Ramarucët që janë të tmerruar nga manifestimi kombëtar në Air Albania. Apo dje nga shpërthimi i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Gramit dhe do të jenë të detyruar që të përpiqen herë pas here që të shmangin thelbin e kësaj gare elektorale të 14 majit që bëhet për të shpëtuar bashkitë tona dhe qytetarët tanë.”
Meta ka replikuar në distancë me Enkelejd Alibeajn e Gazment Bardhin, të cilët kanë kritikuar aleancën me Partinë e Lirisë, duke u kujtuar të gjitha rastet kur LSI ka ndihmuar opozitën të fitojë zgjedhjet, duke nisur nga viti 2005.