Presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh këtë të diel me rastin e 5-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Meta tha se nga veprat e Shën Terezës duhet të frymëzohen të gjithë për të krijuar një Shqipëri më të mirë.
Advertisement
“Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, krenarisë tonë kombëtare, shembulli i saj i jashtëzakonshëm i dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi për më pak fjalë dhe më shumë vepra për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore, ku çdo qytetar në nevojë gjen ndihmë, përkrahje, zgjidhje të halleve, përfshirje sociale, shanse dhe mundësi të barabarta. Të krenohesh me Shën Terezën, së pari duhet të jetësosh veprën e saj! ”