Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka prezantuar në Përrenjas kandidaten Suzana Topi, e cila u zgjodh nga primaret, por është një prej 4 kandidatëve që përkasin Partisë së Lirisë.

 

Duke pasur në krah edhe drejtuesit demokratë të kësaj zone, Meta deklaroi se kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë” së bashku me ekipin e kandidatëve për këshillat bashkiakë do të fitojnë betejën e 14 majit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ILIR META

 

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Fakti që koalicioni ka një listë për këshillin bashkiak është shumë favorizues për të arritur fitoren në të gjithë Shqipërinë.”

 

Meta solli në vëmendje se lideri i mazhorancës, Edi Rama, duhet të mbajë përgjegjësi për mënyrën si ka drejtuar 60 bashkitë e vendit, të cilat i ka pasur të gjitha Partia Socialiste.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kanë falimentuar bashkinë e Vorës, që është më e pasura. Edhe Kavajën e falimentuan e s’lanë gjë pa falimentuar. Elbasanin e katandisën në qarkun më të varfër të Shqipërisë.”

 

Një ditë më parë koalicioni “Bashkë fitojmë” mbylli listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë. Nga 1664 këshilltarë në të gjithë vendin, Partia e Lirisë do të ketë 240 kandidatë, 20 do t’i ketë Vangjel Dule, 6 Nard Ndoka dhe pjesën tjetër e kanë demokratët e drejtuar nga Sali Berisha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";