Presidenti Meta priti këtë të premte Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë,Volodymyr Shkurov.
Kreu i Shtetit shkruan pas takimit se ndau me Ambasadorin shqetësimin e përbashkët për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës mike, sipas tij, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.
Diskutuam kryesisht për situatën në dhe rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës mike, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare. U informova nga Ambasadori dhe përgëzova për përpjekjet e vendit të tij për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet negociatave dhe në rrugë paqësore, përfshi në kuadër të formateve shumëpalëshe ekzistuese, shkruan Meta.
Meta shton se Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.
Takimi i Metës me ambasadorin ukrainas vjen vetëm pak orë pasi u bë publikë një leter që Ministri i Jashtëm rus Lavrov i kishte dërguar shtetit shqiptar ku i kërkonte të mbante një qëndrim në lidhje me ate që po ndodh në kufirin Ukrainë-Rusi, nisur nga të qënit një vend që ka firmosur Traktatin e Sigurisë se përbashket në fund të viteve 90 në Stamboll,.