Meta pret Ambasadorin e Ukrainës: Agresioni i mundshëm rus, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta pret Ambasadorin e Ukrainës: Agresioni i mundshëm rus, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare

Presidenti Meta priti këtë të premte Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë,Volodymyr Shkurov.

 

Kreu i Shtetit shkruan pas takimit se ndau me Ambasadorin shqetësimin e përbashkët për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës mike, sipas tij, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

 

Advertisement

 

Diskutuam kryesisht për situatën në dhe rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës mike, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare. U informova nga Ambasadori dhe përgëzova për përpjekjet e vendit të tij për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet negociatave dhe në rrugë paqësore, përfshi në kuadër të formateve shumëpalëshe ekzistuese, shkruan Meta.

 

 

Advertisement

Meta shton se Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

 

Takimi i Metës me ambasadorin ukrainas vjen vetëm pak orë pasi u bë publikë një leter që Ministri i Jashtëm rus Lavrov i kishte dërguar shtetit shqiptar ku i kërkonte të mbante një qëndrim në lidhje me ate që po ndodh në kufirin Ukrainë-Rusi, nisur nga të qënit një vend që ka firmosur Traktatin e Sigurisë  se përbashket në fund të viteve 90 në Stamboll,.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy