Meta: Plan për mbrojtjen e votës, Presidenca, kala e pamposhtur e demokracisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta: Plan për mbrojtjen e votës, Presidenca, kala e pamposhtur e demokracisë

Ilir Meta doli në Sheshin Nënë Tereza për të dërguar një mesazh në mbrojtje të lumit Vjosa. Por më pas ai u mor gjatë me një tjetër mbrojtje, atë të votave.

E për këtë, ai tha se do të ketë një plan të mirëfilltë.

 

Se ç’përmban ky plan do të njiheni në ditët në vijim. Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot pavarësisht bindjeve partiake është 100% dakord me Presidentin e Republikës që nuk duhet të vihet më dorë mbi votën sepse prandaj jemi në këtë situatë kaq të rëndë, që udhëheqim në nivel botëror për shpopullimin e vendit, pikërisht se niveli i lirisë së zgjedhjeve është katandisur në këtë situatë që e dini ju dhe që e di gjithë bota.

Advertisement

 

Kreu i shtetit edhe njëherë përsëriti mesazhin drejtuar të gjithë atyre që kritikojnë sjelljen e tij, sjellje të cilën edhe ai vetë e ka cilësuar si jo të përsosur

 

Presidenca është një kala e papushtueshme e demokracisë dhe në një shtet ku te gjitha institucionet e tjera janë të kapura nga ana e partisë shtet, duhet të kemi të qartë qe fal qëndresës së presidentit dhe popullit të 2 marsit, i cili është 10 fishuar, sipas te gjitha te dhënave, do te rivendoset demokracia në të gjitha institucionet ne Bulevardin Dëshmorët e Kombit

Advertisement

 

Meta ngriti zërin edhe për mosfunksionimin e shtetit të së drejtës, pasi sipas tij, të gjithë ata persona që dhunuan selinë e Frymës së Re Demokratike, sot duhet të ishin në ndjekje penale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy