Presidenti Ilir Meta u përplas me përfaqësues të policisë bashkiake në momente tensioni tek selia e Frymës së Re Demokratike.
Kreu i shtetit shkoi tek zyrat e FRD, raporton Vizion Plus, aty ku policia bashkiake kishte shkuar për ti kërkuar përfaqësuesve të kësaj force politike që të lironin zyrat.
Mirëpo vajtja e Metës tek zyrat e FRD ka prodhuar tensione të mëdha fizike.
Meta është përplasur fizikisht me policet e bashkise . pas tij në sherr janë përfshirë edhe truprojat e Presidentit dhe anëtarët e FRD-së.
Presidenti është shfaqur tejet i tensionuar duke kërcënuar dhe shtyre jashtë godines, përfaqësuesit e policisë bashkiake.
“Dilni përjasht ose do tiu coj në burg me duart e mija. Keni per te perfunduar si policet e Mubarakut”, dëgjohej të thoshte mes të tjerash kreu i shtetit.
Aktualisht FRD drejtohet nga Sali Shehu, i cli mori këtë post pas dorëheqjes së Bamir Topit,.