Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kanatautorit të njohur shqiptar, Kujtim Prodani, i cili humbi jetën për shkak të koronavirusit.

Në një mesazh të shpërndarë në “Facebook”, Meta shkruan se sot arti shqiptar ka pësuar një humbje të madhe, teska shton se këngët dhe muzika e tij do të dëgjohen gjithmonë.

“Një humbje e madhe për artin shqiptar! U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani. Shumë dhimbje! Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve. Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë”, shkruan Meta.

Prodani po merrte trajtim mjekësor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi ishte infektuar prej ditësh me koronavirus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";