Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për mediat pas vizitës në Presidencë ku ka zbardhur takimin e zhvilluar më herët ditën e sotme me kreun e PD Sali Berisha.

 

Meta tha se gjatë takimit 2 krerët e opozitës diskutuan për protestat, por edhe për zgjedhjet me në fokus fuqizimin e demokracisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Me zotin Berisha kemi folur edhe për zgjedhjet edhe për protestat. Pra kemi folur për fuqizimin e demokracisë.”– u shpreh Meta pa dhënë shumë detaje.

 

Partia e Lirisë, shtoi Meta, është e hapur për të bashkëpunuar me cdo faktor opozitar, në interesin e rivendosjes së demokracisë në vend.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zgjedhjet lokale, janë mjeti i nevojshëm për t’i dhënë fund këtij pushteti monist. Nuk ka ardhur asnjëherë asnjë vonesë apo pengesë nga Ilir Meta apo Partia e Lirisë. Cdo vonesë ndihmon Edi Ramën, i jep kohë të vjedhë i qetë, i jep kohë të ushtrojë presion mbi qytetarët. Rikthimi i Partisë së Lirisë do të jetë shumë i rëndësishëm.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Meta shtoi se është shumë e rëndësishme që opozita të ketë një kandidat në cdo bashki

 

 

Ne nuk do të vëmë kushte për asnjë lloj bashkie, për asnjë kandidat. Kemi predispozicion maksimal për të mbështetut kandidatët më të mirë .Kemi kërkuar që PD të zgjedhë kandidatët më të mirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";