Presidenti Ilir Meta ktheu këtë të enjte aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit 2021. Kreu i shtetit nuk pranon ndryshimet që mazhoranca kërkon të bëjë në buxhet dhe kërkon që të reflektohet edhe një herë.
“Nevoja për ndërhyrje emergjente në buxhetin e shtetit, ka ardhur edhe për financimin e disa çështjeve të tjera, që nuk mbartin as nevojë dhe as urgjencë, por duhet të ishin vlerësuar në mënyrë më objective dhe në kohën e duhur. Paraqet disa problematika që përmblidhen dhe sa i takon çështjeve si më poshtë vijon:
– mungesës së argumentit mbi nevojën dhe urgjencën e miratimit të aktit normativ sipas kërkesave të nenit 101 të Kushtetutës, për të rritur shpenzimet e buxhetit në programet,
Advertisementapo projektet e sipërcituara;
– mangësitë e planifikimit jo vetëm afatmesëm, por edhe vjetor të shpenzimeve publike;
– mangësi thelbësore në mënyrën e adresimit të financimit për nevojat shtesë;
– alokimi i një fondi shtesë për Bashkinë Tiranë për Teatrin Kombëtar, në shkelje të
Advertisementparimit të shtetit të së drejtës dhe vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese të datës 2
korrik 2021, për këtë çështje.”
Në buxhetin e ndryshuar, qeveria ka alokuar një fond shtesë prej 900 mln lekë për Bashkinë Tiranë për godinën e re të teatrit. Por për presidentin, kjo bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Fondi 900 mln lekë për Teatrin e ri, akordohet për një projekt dhe pronë që nuk duhet të ishte dhe që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është më në kompetencën apo në pronësinë e Bashkisë Tiranë. Fondet për godinën e re të Teatrit Kombëtar, paligjshmëria dhe antikushtetuetshmëria as mund të mendohet se mund të ndodhë në një shoqëri demokratike ku sundon ligji dhe shteti i së drejtës. Prioriteti i parë dhe themeltar për vitin 2021 duhet të ishte përballimi i pasojave të COVID-19, por Qeveria në 22 qershor 2021 në mënyrë antikushtuese vendos të akordojë fond për Bashkinë Tiranë për ndërtimin e Teatrit dhe për blerje dronësh!”