Socialistët janë të vendosur për të çuar deri në fund nismën e tyre për shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta.
Nga Elbasani, ku mori pjesë në ceremoninë e nderimit të dëshmorëve, numri dy i partisë socialiste, Taulant Balla u shpreh se në krye të institucionit të presidencës nuk do të jetë më Ilir Meta.
TAULANT BALLA – KREU I GRUPIT TE PS
AdvertisementTani përsëri insistoj në ditën e dëshmorëve do doja të flisja më pak për presidentin e republikës. Të jeni të sigurt që këtë proces do e çojmë deri në fund.
Balla foli edhe për kallëzimet e bëra nga opozita pranë prokurorive lidhur me krimet zgjedhore.
Çdo lloj kallëzimi i kryer pranë prokurorive duhet hetuar me shumë seriozitet dhe rezultatet duhen pritur nga të gjithë.
Sa i takon legjislaturës se re parlamentare, Balla tha se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën me qëllim përmbushjen e reformave të rëndësishme në vend.