Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.

Meta thekson se është lutur për mbrojtjen dhe begatinë e Shqipërisë, si dhe të komunitetit Arbëresh dhe për forcimin e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera me popullin dhe Italinë mike!

I lumtur të merrja pjesë sot në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.
Kënaqësi dhe emocion i veçantë predikimi në Arbërisht, në gjuhën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Një traditë e jashtëzakonshme, që së bashku me kulturën dhe traditat e vyera, trashëgohet prej shekujsh brez pas brezi dhe ruhet në ditët e sotme nga klerikët e nderuar arbëreshë, të cilët i përgëzova për përkushtimin në mbrojtjen e gjuhës, kësaj vlere të madhe kombëtare. Ju bashkova lutjeve të besimtarëve për mbrojtjen dhe begatinë e Shqipërisë, të komunitetit tonë të dashur Arbëresh dhe për forcimin e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera me popullin dhe Italinë mike!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";