Meta në Korçë/ Rama: Tallet me njerëzit! 21 Janari do rihapet si Gërdeci

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta në Korçë/ Rama: Tallet me njerëzit! 21 Janari do rihapet si Gërdeci

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh për tragjedinë e “21 Janarit”, teksa sot përkujtohet 11-vjetori i katër viktimave të vrara në bulevard.

 

Në një komunikim live në rrjetet sociale, Rama u ndal te Reforma në Drejtësi, duke theksuar se ai dhe kjo shumicë qeverisëse e kanë shlyer pjesën e detyrimit që iu takon për dëshmorët e “21 Janarit”. Ai u shpreh se drejtësia do të veprojë për 21 Janarin duke e rihapur dosjen ashtu si bëri me Gërdecin.

 

Advertisement

“Drejtësinë do ta bëjë drejtësia dhe Gërdeci është rihapur. Si mund ta kesh ndjekur dhe mbase e ke ndjekur, gjykata e rihapi duke thënë një fjalë shumë të madhe. Durim dhe jam i bindur dhe gjykata do thotë 21 Janari nuk është gjykuar. Gjyqe të kësaj natyre edhe në vende me drejtësi të konsoliduar marrin shumë kohë”, u shpreh Rama.

Gjatë komunikimit me qytetarët, Rama komentoi vizitën e presidentit Ilir Meta në Korçë. Rama tha se Meta nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveçse të shpërndajë dekorata pa asnjë vlerë.

 

“Për çfarë të përgjigjet Ilir Meta për 21 Janarin. Çfarë mund të bëjë tjetër Ilir Meta veçse të shpërndajë dekorata. Dekorata pa asnjë vlerë që janë një tallje e madhe për ata njerëz”, deklaroi Rama.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy