Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot kishën e Leusës në Përmet.

 

Kreu i Shtetit ka publikuar video nga vizita e tij, ku është takuar dhe me drejtuesin e Kishës. Meta shkruan se ka ndezur një qiri për t’iu bashkuar lutjeve të qytetarëve në këtë sezon festash për më shumë shëndet, mbarësi e gëzime.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kisha e Leusës, ndodhet në jug të Përmetit, vetëm gjysëm ore më këmbë, nga ku lugina e Vjosës duket si në pëllëmbë të dorës. E ndërtuar në shekullin XVII, me afreske dhe gdhendje unike druri të punuara mjeshtërisht, Kisha mban emrin e së Tërëshenjtës Mari dhe i kushtohet Fjetjes së saj.

Është një atraksion i jashtëzakonshëm për turistët vendas dhe të huaj, një monument i rrallë i trashëgimisë tonë kulturore, që nuk duhet lënë pa u vizituar. Sipas traditës, ndeza një qiri, për t’ju bashkuar lutjeve tuaja në këtë sezon festash për më shumë shëndet, mbarësi e gëzime në çdo familje shqiptare!

Të keni bekimet e Zotit”, shkruan Meta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";