Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zbuluar lëvizjen e radhës së kësaj force politike, pas arrestimit të Ilir Metës.

I pyetur nga gazetari i Vizion Plus, Ermal Qorri, mbi skenarët që opozita do të ndjekë, Blushi theksoi se do të përdoret çdo aksion demokratik.

Sipas tij, ky arrestim ishte i paligjshëm dhe politik, ndaj do të marrë përgjigjen e duhur.

“Do të mbajmë çdo aksion demokratik me një qëllim, ndëshkim pa mëshirë. Kjo e përsëris, është një betejë për mbrojtjen e lirive dhe dinjitetit njerëzor të ccdo shqiptari, sepse paralajmërimet janë bërë prej kohësh. Nga kjo foltore këtu kemi paralajmëruar se ka tentativa nga SPAK për të marrë Partinë e Lirisë, dështuan dhe e vetmja rrugë ishte ky akti i sotëm terrorist, se nuk kanë zgjidhje tjetër. Kush mendon se opozita do të dorëzohet dhe do të qëndrojë duarkryq e ka shumë gabim”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u vu në pranga këtë të hënë, teksa mbi të rëndojnë akuza që përfshijnë korrupsionin dhe pastrimin e parave.

Mësohet se është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje” edhe për ish-bashkëshorten e kreut të PL-së, Monika Kryemadhi./vizionplus.tv