Meta mund të bllokojë rrugëtimin e Begajt drejt Presidencës?/ Balla: Nuk duhet të jetë një betejë e radhës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta mund të bllokojë rrugëtimin e Begajt drejt Presidencës?/ Balla: Nuk duhet të jetë një betejë e radhës

Pas propozimit për postin e presidentit, Bajram Begaj do të depozitojë kërkesën për dorëheqjen e tij si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

 

Kjo procedurë përfshin edhe presidentin actual të vendit, Ilir Meta, i cili duhet të bëjë lirimin. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Taulant Balla tha se Meta të bëjë lirimin e Begajt nga posti në FA dhe në këtë mënyrë të vazhdojë rrugëtimin e tij drejt Presidencës për ta pasuar.

 

Advertisement

“Kandidati ka depozituar kërkesën e tij për dorëheqje nga detyra kështu që është një aspekt i rëndësishëm por në legjislacionin përkatës ligji për FA ushtarakët duhet të japin dorëheqje para se të emërohen apo zgjidhen. Kjo procedurë do të përfshijë brenda orëve në vijim edhe president aktual që duhet të bëjë lirimin. Kjo mendoj unë nuk duhet të jetë një betejë e radhës. Kemi menduar edhe mënyrën e zgjidhjes nëse na krijohet ndonjë ngërç me presidentin”, tha Balla.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy