Meta kujton shembjen e Teatrit Kombëtar dhe jep mesazhin: Koha për drejtësi po afron

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta kujton shembjen e Teatrit Kombëtar dhe jep mesazhin: Koha për drejtësi po afron

Në Ditën Botërore të Teatrit, presidenti Ilir Meta ka kujtuar shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Përmes një mesazhi, kreu i shtetit se për krimin, siç e quan ai, që ndodhi mëngjesin e 17 majit të 2020 në zemër të Tiranës, do të vendoset drejtësi.

Pas 25 prillit, ai premtoi se Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte.

“Sot, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, zotohem se krimi i ndodhur në zemër të Tiranës më 17 maj 2020, mes errësirës dhe në periudhë pandemie, nuk do të amnistohet kurrë dhe se mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, do të rivendoset njëherë e përgjithmonë Drejtësia, që do të shembë Tiranë. Mirënjohje të gjithë artistëve dhe qytetarëve, të cilët për mbi dy vjet, me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore e kombëtare. Pas 25 prillit, Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte! KOHA PËR DREJTËSI PO AFRON!”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy