Meta kryetar shteti, Ervin Karamuça: Ky ishte kurthi përfundimtar i Ramës për LSI-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta kryetar shteti, Ervin Karamuça: Ky ishte kurthi përfundimtar i Ramës për LSI-në

Eksperti i çështjeve zgjedhore, Ervin Karamuça, i ftuar në Maratonën Zgjedhore që po mbahet në Vizion Plus nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj u shpreh se LSI, sipas tij nuk ka një busull orientimi ku të mbështetet.

 

Duke iu referuar bastioneve, eksperti shton se kjo parti ra në kurthin e tkurrjes që në momentin kur Ilir Meta u zgjodh kryetar shteti, e sot nuk ka më zona të saj.

 

Advertisement

Unë lexoj që fillimi i tkurrjes së LSI-së ka qenë dhe një formë kurthi nga kryetari i mazhorancës aktuale, z.Rama, për ta çuar Ilir Metën kryetar shtetit. Ishte kurthi dhe humnera përfundimtare e LSI-së. Që nga ai moment LSI vetëm është tkurrur në shifra, siç e shikoni sot, që nuk ka më bastione. LSI nuk di më se ku është, pra nuk ka jë busull orientmi se ku të mbështetet. Thjeshtë luan me shifrat e momentit që ngrihet dhe ulet, por nuk ka asgë të sigurtë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy