Meta: Kemi qeveri “gangstere”, deri në 24 korrik Presidenca do jetë një “kështjellë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta: Kemi qeveri “gangstere”, deri në 24 korrik Presidenca do jetë një “kështjellë”

Teksa doli në një konference për shtyp për të përshendetur rezolutën e Parlamentit Europian për Shqiperinë, Presidenti Meta komentoi edhe procesin per zgjedhjen e pasardhësit të tij.

 

Meta tha se nuk ka asnjë kureshtje për  këtë procesin. Ai e konsideroi qeverinë “gangesterre” ndërsa opozitën e fajësoi për dorëzimin e të gjitha pushteteve tek kjo qeveri.

 

Advertisement

 “Nuk kam asnjë këshillë për ti dhënë opozitës, sepse opozita ka bërë gabime fatale. Pjesa kryesore me ndërgjegje të plotë, një pjesë tjetër aq e pati ndërgjegjen. Unë do ti quaja krime. Nuk kam asnjë kuriozitet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Deri në 24 korrik ky institucion do të jetë një kështjellë. Dhe ka qenë kështjellë e rrethuar nga pjellat më të pabesa të këtij vendi. Unë nuk mendoj se jam në gjendje të bëj çdo gjë. Nuk kam aftësi çudibërëse. Dhe sigurisht përderisa ata ishin të vendosur t’ja jepnin të gjitha pushtet nje qeveria gangstere.

 

Meta garantoi se Presidenca do të jetë një kështjelle deri në 24 korrik, kur ai largohet nga zyra.

 

Advertisement

Për mua është e rëndësishme të kryej me patriotizëm dhe ndershmëri për këtë deri deri në 24 korrik. Pastaj përgjegjësinë do ta ketë zoti apo zonja pas ardhëse. Do të jem një ushtar i paparë i mbrojtjes së vlerave të republikës”, tha Meta

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy