Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ka njoftuar se ka nisur procedurat për të shpallur zgjedhjet vendore në bashkitë që nuk kanë një kryetar.
Meta tha se i ka dërguar letër komisionerit për Zgjedhjet dhe kërkon nga ai një përgjigjje për të nisur procedurat për shpalljen e datës së zgjedhjeve.
“Në ditët në vijim do të mbajmë një qëndrim zyrtar. Sot jemi për të bërë me dije se kemi filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje dhe një çështje që GJK u shmang, zgjedhjet vendore 2019 nuk mori zgjidhje, prej kohësh kemi një situatë absurde, kemi bashki pa kryetar. Kjo situatë nuk mund të rrijë pafundësisht për zgjidhje, pavarësisht se shumë faktorëve mund t’i leverdisë. Nuk ka se çfarë të pres me, priti vendimin e GK dhe dha mos vendim, prandaj duke konstatuar se këto institucione, bashkitë pa kryetar, nuk po funksionojnë siç duhet dhe palët nuk po bëjnë asgjë për ta zgjidhur këtë situatë edhe pse është ngritur si shqetësim nga mediat dhe qytetarët, jam sot këtu për t’iu bërë me dije se kam filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, i dërgova Komsisionerit se kush janë bashkitë në të cilat përgjatë kësaj procedure, janë pa kryetar”, tha Meta.
Më tej, kreu i shtetit ka treguar arsyen pse këtë vendim nuk e ndërmori më herët.
“Nëse do veproja më parë do legjitimoja si Kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit që ishin anti-Kushtetuese”, tha Meta.