Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pasi Presidenti Ilir Meta dekretoi ditën e sotme gjyqtarin Sokol Ngresi si anëtar të Gjykatës së Lartë.
Sipas Yuri Kim, tashmë Gjykata e Lartë “është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë raste dhe të ndryshojë ligjet gjyqësore në mënyrë racionale”.
“Hap i madh përpara për reformën në drejtësi: Gjyqtari i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke i dhënë mundësi dhomave të bashkuara të arrijnë përfundimisht kuorumin pas 5 vitesh.
Kjo do të thotë se Gjykata e Lartë tani është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë raste dhe të ndryshojë ligjet gjyqësore në mënyrë racionale.
Ky hap i madh është falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës. Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por përfundimisht po ecën përpara dhe po prodhon rezultate reale”, shkruan Yuri Kim në Twitter.