Një pjesë të fjalës së kryesocialistit Edi Rama në Kongresin e PS-së u përbë nga falënderime për Gramoz Ruçin, që këtë të shtunë njoftoi dorëheqjen.

 

Shefi i Partisë Socialiste e quajti Ruçin mik e vëlla dhe tregoi se vendimin për t’u larguar nga jeta politike e ka marrë vesh në një nga takimet mes tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Një falënderim të veçantë për shokun tim të vjetër që në këto vite më është bërë mësues, vëlla, mik, pjesëtar i familjes time të vogël në gëzime dhe hidhërime dhe që përditë ka qernë një hije e kujdesshme në krahun tim: Gramoz Ruçi. Në një nga ato takime të panumërta kokë më kokë në këto vite, Gramozi më tregoi vendimin e tij për tu tërhequr nga legjislatura e re dhe nga jeta politike aktive. E kuptova në çast që ishte një vendim i marrë pa asnjë mundësi rishikimi dhe akoma sot nuk e gjej dot si e qysh do të mbushet boshllëku i tij. Ai do të mbetet këshilltari im më i besuar për strategjitë. Merakun e kam te boshllëku i madh që ai lë pas 30 vjetësh. Të dish të dalësh nga politika aktive dhe të zbresësh në kohën e duhur, është art më vete. Dashtë Zoti ta kem edhe unë këtë art.”