Partia Demokratike sulmoi Ministrinë e Arsimit për vendimin e marrë për të shtyrë edhe me dy javë të tjera nisjen e vitit të ri shkollor.

 

Demokratja Orjola Pampuri akuzoi ministrinë se ka dështuar dhe se po krijon boshllëqe të tjera për nxnësit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shtyrja e vitit shkollor dëshmon se Ministria e Ç’arsimit ka dështuar me mësimin online dhe mësuesit ndihmës per familjet me femijet me aftësi te kufizuar. Boshllëqet nga dështimi i mësimit online dhe mangësitë në mësues ndihmës nuk mund të zgjidhen duke shtyrë datën e nisjes së procesit mësimor, e cila ne vetvete nuk bën gjë tjetër veçse krijon hendeqe te tjera per nxenesit, sa i përket njohurive për vitin e ardhshëm mësimor. I gjithë ky ç’organizim vjen pikërisht nga paaftësia për të menaxhuar situatën përballë pandemisë, si me mësimin online, ashtu edhe me mësuesit ndihmës. Detyra e qeverisë ishte të bënte mësim plotësues gjatë verës, kur infektimet ishin të pakta. Ndërsa shtyrja e tanishme e mësimit do të ketë efekte zinxhir për mësimdhënien, për familjet, në kushtet e rritjes së kurbës së infektimeve në vjeshtë. Asnjë mësim nuk nxorrën nga viti i shkuar, përkundrazi, vijojnë të veprojnë pa plan, duke lënë në mëshirë të fatit nxënësit dhe mësuesit.”